"Gjermania është kthyer në rrugën e duhur", Merz i çon mesazh Trumpit - Gazeta Express
string(66) "gjermania-eshte-kthyer-ne-rrugen-e-duhur-merz-i-con-mesazh-trumpit"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2025 18:29

“Gjermania është kthyer në rrugën e duhur”, Merz i çon mesazh Trumpit

Lajme

Gazeta Express

09/04/2025 18:29

Kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz thotë se Evropa mund të mbështetet në vendin e tij dhe bën thirrje për një përgjigje të përbashkët ndaj tarifave të Trump, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Si kujtesë, Bashkimi Evropian ka votuar në favor të vendosjes së tarifave për disa mallra të importuara nga SHBA.

Merz thotë se Trump ka lëshuar turbulenca të reja në tregjet financiare, duke paralajmëruar se “nuk e dimë se ku të çon kjo”.

“Gjermania do të përmbushë detyrimet e saj në drejtim të mbrojtjes dhe Gjermania është e gatshme të forcojë konkurrencën [tonë]”, shton ai gjatë një ngjarjeje në të cilën ai prezantoi prioritetet e koalicionit të tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement