Gjermania është kampione e Evropës, triumfon ndaj Turqisë - Gazeta Express
string(56) "gjermania-eshte-kampione-e-evropes-triumfon-ndaj-turqise"

Sport

Gazeta Express

14/09/2025 22:20

Gjermania është kampione e Evropës, triumfon ndaj Turqisë

Sport

Gazeta Express

14/09/2025 22:20

Gjermania ka arritur të shkruajë një kapitull të ri në basketbollin evropian, duke u shpallur kampione e Evropës pas një finaleje dramatike ndaj Turqisë në Riga të Letonisë. Përfaqësuesja gjermane fitoi me rezultat të ngushtë 88:83 dhe kështu siguroi medaljen e dytë të artë në Eurobasket, pas asaj të vitit 1993.

Përfaqësuesja turke ishte shumë afër triumfit, pasi në pushim kryesonte 46:40, ndërsa në fund të çerekut të tretë kishte epërsi minimale 67:66. Në periodën vendimtare, Turqia shkëputi rezultatin në 72:66, por Gjermania reagoi fuqishëm dhe në minutat e fundit përmbysi gjithçka.

Isaac Bonga u bë njeriu i ndeshjes me trepikëshat e tij vendimtarë, ndërsa Dennis Schroder mori përgjegjësinë në sekondat e fundit, duke shënuar katër pikë radhazi për epërsinë 86:83. Me mbrojtjen e fortë gjermane dhe gjuajtjet e pasakta të turqve në sekondat e fundit, trofeu shkoi në duart e gjermanëve.

Statistikat treguan edhe një herë forcën e skuadrës fituese: Bonga përfundoi me 20 pikë, pesë kërcime e tri asistime, Ëagner shtoi 18 pikë e tetë kërcime, ndërsa Schroder përveç 16 pikëve dha edhe 12 asistime. Te Turqia u dalluan Alperen Shengun me 28 pikë dhe Cedi Osman me 23 pikë.

Turqia u kënaq me të argjendtën e dytë në historinë e saj, pas asaj të vitit 2001, ndërsa Gjermania kompleton koleksionin me dy të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në Eurobasket. Ky edicion u vlerësua nga shumë ekspertë si një nga më të mirët në histori.