Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtje të Evropës - Gazeta Express
string(74) "gjermania-eshte-gati-te-marre-me-shume-pergjegjesi-per-mbrojtje-te-evropes"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:06

Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtje të Evropës

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:06

Gjermania ka njoftuar angazhime të reja të rëndësishme në fushën e mbrojtjes, duke sinjalizuar rritjen e rolit të saj në sigurinë evropiane.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi nga Uashingtoni se Gjermania, në bashkëpunim me SHBA-në, është gati të dërgojë dy sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, me një vlerë totale prej rreth dy miliardë euro – të cilat do të financohen nga Berlini.

Pas takimit me homologun amerikan Pete Hegseth, Pistorius theksoi gjithashtu se Gjermania është “e gatshme të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha” për frenimin dhe mbrojtjen në Evropë, duke reflektuar vendimet e fundit në samitin e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së. 

Komiteti i Buxhetit ka miratuar që Berlini të shpenzojë 3.5% të PBB-së për modernizimin e ushtrisë gjermane (Bundeswehr) deri në vitin 2029.

Gjermania planifikon gjithashtu të blejë raketa të avancuara me rreze të gjatë veprimi Typhon nga Shtetet e Bashkuara.

Ministri gjerman e përshëndeti gjithashtu një ndryshim të tonit nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e mesazheve të qarta të Presidentit Trump kundrejt Kremlinit.

Sipas tij, ultimatumet dhe kërcënimi me sanksione ndaj Rusisë janë një hap i rëndësishëm përpara për sigurinë e Ukrainës dhe të Evropës.