Gjermania eliminon ShBA-të dhe kalon në finale të Kupës së Botës - Gazeta Express
string(64) "gjermania-eliminon-shba-te-dhe-kalon-ne-finale-te-kupes-se-botes"

Gjermania eliminon ShBA-të dhe kalon në finale të Kupës së Botës

Sport

Gazeta Express

08/09/2023 16:50

Gjermania ka kaluar në finalen e madhe të Kupës së Botës në basketboll.

Kombëtarja gjermane eliminoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja ishte tejet interesante dhe dramatike, teksa u mbyll me shifrat 111:113.

Andreas Obst me 24 pikë, Franz Wagner me 22 dhe Daniel Theis me 21 sosh, ishin basketbollistët me meritorë në këtë triumf të Gjermanisë.

Te amerikanët u dalluan Anthony Edwards me 23 pikë dhe Austin Reaves me 21 sosh.

Gjermani në finale do të takohet me Serbinë. Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 shtator. /Gazeta Express/