Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro - Gazeta Express
string(97) "gjermania-dhe-kosova-nenshkruajne-marreveshje-ne-mbeshtetje-te-fsk-se-ne-vlere-prej-1-milion-euro"

Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 13:16

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadorja Rohde kanë nënshkruar sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Përmirësim, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së, përcjell Gazeta Express.

Sipas kësaj ambasade, me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për deminim të FSK-së, do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB duke përfshirë trajnime me vlerë deri në 500.000 euro.

Lexo Edhe:

Përveç kësaj, thuhet se do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500.000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së.