Gjermania deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kërkohet shpejtësi në zbatim - Gazeta Express
string(79) "gjermania-deklarohet-per-marreveshjen-kosove-serbi-kerkohet-shpejtesi-ne-zbatim"

Gjermania deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kërkohet shpejtësi në zbatim

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 16:42

Gjermania e ka mirëpritur marrëveshjen e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ka uruar palët për këtë “përparim”.

Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, shkroi në Twitter se tani gjithçka mbetet te zbatimi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane!”, shkroi Hebestreit.

Këtë e shpërndau edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar se nevojitet “përparim i shpejtë”.

“Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, shkroi ambasadori gjerman.