Gjermani, tre persona dënohen për vjedhjen e një monedhe gjigante ari me peshë 100 kg - Gazeta Express
string(84) "gjermani-tre-persona-denohen-per-vjedhjen-e-nje-monedhe-gjigante-ari-me-peshe-100-kg"

Gjermani, tre persona dënohen për vjedhjen e një monedhe gjigante ari me peshë 100 kg

Gazeta Express

20/02/2020 23:51

Tre persona u dënuan me burg për grabitjen spektakolare në mars 2017 të një monedhe ari me peshë 100 kilogramë nga muzeu “Bode”, në qendër të Berlinit.

Një person i katërt u gjet i pafajshëm nga gjykata e kryeqytetit gjerman.

Lexo Edhe:

Dy prej të arrestuarve, kushërinj të moshës 23 dhe 21 vjeç, morën dënime nën parashikimet e krimit të të rinjve për katër vjet e gjysmë.

Gjykata zbuloi se të dy të rinjtë ishin anëtarë të një bande të njohur kriminale arabe.