Gjermani: Kosovarit i grabitet telefoni ndërsa flinte në stacionin e trenit - Gazeta Express
string(74) "gjermani-kosovarit-i-grabitet-telefoni-ndersa-flinte-ne-stacionin-e-trenit"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 19:03

Gjermani: Kosovarit i grabitet telefoni ndërsa flinte në stacionin e trenit

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 19:03

Një personi ju vodh telefoni inteligjent derisa po flinte, në Stacionin Qendror hekurudhor të Hagenit, në mëngjesin e hershëm të 11 gushtit. Falë një kërkimi të shpejtë, Policia Federale arriti të arrestonte autorin e dyshuar dhe të sekuestronte mallrat e vjedhura, transmeton albinfo.ch.

Shtetasi 56-vjeçar kosovar u paraqit në Policinë Federale rreth orës 2:40 të mëngjesit dhe deklaroi se telefoni i tij inteligjent ishte vjedhur ndërsa flinte në një stol në hollin kryesor.

Sipas rrëfimit të tij, ai më parë kishte vënë re një burrë që po i kërkonte një cigare dhe e kishte vëzhguar me dyshim. Bazuar në këtë përshkrim, policët menjëherë më pas hasën një shtetas gjerman 53-vjeçar që jeton në Kierspe, shkruan news.de. Gjatë një kontrolli, ata gjetën telefonin celular të vjedhur dhe ia kthyen pronarit.

I dyshuari fillimisht nuk dha deklarata dhe, pasi u udhëzua, refuzoi të dëshmonte. Policia Federale nisi një hetim kundër tij, për vjedhje të rëndë.