Qindra fluturime mund të anulohen për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pensionet
Pilotët e Lufthansa do të hyjnë në grevë dyditore më 12 dhe 13 mars, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në rrjetin e fluturimeve, me përjashtim të linjave nga Lindja e Mesme, transmeton albinfo.ch.
Sindikata e pilotëve, Vereinigung Cockpit, ka bërë thirrje që më shumë se 5,000 pilotë të marrin pjesë në grevë, duke kërkuar një zgjidhje për negociatat e dështuara mbi sistemin e pensioneve për punonjësit e Lufthansa dhe Lufthansa Cargo. Deri më tani, punëdhënësit nuk kanë ofruar ndonjë propozim të ri, duke theksuar tensionin mes palëve.
Autoritetet e aeroportit dhe kompanitë ajrore këshillojnë pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimeve para udhëtimit dhe të presin vonesa apo anulime të mundshme.