Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë - Gazeta Express
string(67) "gjermani-7200-euro-gjobe-shtetasit-kosovar-per-vetepunesim-te-rreme"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 18:57

Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 18:57

Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe “i vetëpunësuar” për të njëjtën kompani. Gjobitet nga Dogana e Regensburgut.

Dogana në Regensburg ka zbuluar një rast tjetër të vetëpunësimit të rremë: Një shtetas kosovar u dënua së fundmi nga Gjykata e Landit të Regensburgut me një gjobë prej 7,200 €. Arsyeja ishte pjesëmarrja e tij në një skemë në të cilën ai ishte regjistruar si person i vetëpunësuar në letër, por në realitet punonte si punonjës i rregullt, transmeton albinfo.ch.

Ai, fillimisht ishte punësuar nga një kompani ndërtimi në rrethin Kelheim, i nënshtruar kontributeve të sigurimeve shoqërore. Më vonë, i përmenduri ka themeluar biznesin e tij, por ka vazhduar të punonte për të njëjtën kompani: tre ditë në javë si punonjës, dy ditë si një kontraktor gjoja i vetëpunësuar. Ai e vazhdoi këtë model për më shumë se një vit.

Kontrolli Financiar i Punës së Paligjshme i Zyrës Kryesore të Doganës së Regensburgut zbuloi se vetëpunësimi i tij ishte vetëm një pretendim, shkruan presseportal.de. “I përmenduri përdorte mjetet e kompanisë, nuk kishte makineri të vetat, asnjë reklamë të vetën dhe asnjë klient tjetër”, thonë në Drejtorinë e Kontrollit Financiar të Punës së Paligjshme të Zyrës Kryesore të Doganës së Regensburgut, përcjell albinfo.ch. Orari i tij i punës vazhdoi gjithashtu të bazohej në orarin e kompanisë së ndërtimit.

Faturat që ai paraqiti ishin madje edhe të shkruara nga vetë kompania.

Kjo praktikë rezultoi në humbje prej mbi 100,000 eurosh për sigurimet shoqërore.