Gjërat që nuk duhet t’i mbani në banjë - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

19/11/2021 12:36

Gjërat që nuk duhet t’i mbani në banjë

Fun

Gazeta Express

19/11/2021 12:36

Shumë njerëz shkojnë në tualet çdo mëngjes, kështu që është më e përshtatshme të keni gjërat e nevojshme pranë.

Megjithatë, ka gjëra që nuk duhen ruajtur në banjë, kryesisht për shkak të lagështisë.

Lexo Edhe:

Medikamentet, grimi dhe brisqet janë disa prej tyre, por lista është shumë më e gjatë.

Peshqir

Kjo ndoshta është një surprizë për shumë njerëz, sepse kush nuk dëshiron ta ketë gati një peshqir menjëherë pas dushit? Megjithatë, banjat janë vende të lagështa që janë një terren për rritjen e baktereve, dhe peshqirët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kërpudhave. Nëse vendosni të mbani peshqirin në banjë, duhet të siguroheni që ta varni siç duhet.

Libra dhe revista

Librat dhe revistat, si dhe letra në përgjithësi, thithin shumë shpejt lagështinë në banjë. Rezultati: faqe të rrudhura dhe ngjitës që avullon dhe çliron toksina.

Bizhuteri

Disa njerëz e kanë zakon të mbajnë vathë në banjë, sepse aty ka një pasqyrë. Fatkeqësisht, lagështia prek edhe bizhuteritë, veçanërisht argjendin, i cili është shumë i ndjeshëm ndaj lagështirës.

Parfum

Ndryshimet e papritura të temperaturës ndikojnë në molekulat e parfumit, gjë që mund të çojë në fillimin e aromës së thartë.