Gjeraqina Tuhina – rrëfimi për gazetaret gra gjatë luftës në Kosovë - Gazeta Express
string(65) "gjeraqina-tuhina-rrefimi-per-gazetaret-gra-gjate-luftes-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 13:14

Gjeraqina Tuhina – rrëfimi për gazetaret gra gjatë luftës në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 13:14

Gjeraqina Tuhina, korrespodente nga Brukseli për Transmetuesin Publik, RTK e nisi karrierën e saj si gazetare në vitin 1996, pak para nisjes së luftës në Kosovë. Ajo punoi për javoren KOHA, e më pas ditoren KOHA Ditore dhe Radion Evropa e Lirë në gjuhët serbo-kroate, në vitet më të vështira për vendin. Në këtë podcast të realizuar në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare, Pro Peace ajo flet me gazetarin Xhemajl Rexha për rreziqet, sfidat, paragjykimet dhe motivin e grave gazetare për të raportuar gjatë periudhës së luftës.

Tuhina vizitoi e raportoi nga shumë fshatra, sidomos të Drenicës për krimet ndaj civilëve, e deri kah mesi i muajit prill 1999 ishte në Kosovë, për të raportuar për bombardimet e NATO-s dhe hakmarrjen e forcave serbe.

Pas largimit nga Kosova, ajo vazhdoi punën nga Praga për Radion Evropa e Lirë, duke sjellur informacione në kohë reale për zhvillimet në Kosovë nga burimet në terren.

Tuhina tregon se gratë gazetarë janë ballafaquar me paragjykime për shkak të gjinisë, por në të njëjtën kohë kanë pasur mundësi të flasin më hapur dhe me empati me viktimat gra të luftës në Kosovë.

Dëgjoheni të plotë rrëfimin e saj: