Gjenocidi në sytë e një fëmije: “Rri pranë meje, mos u ndaj as edhe një sekondë” - Gazeta Express
string(76) "gjenocidi-ne-syte-e-nje-femije-rri-prane-meje-mos-u-ndaj-as-edhe-nje-sekonde"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 7:36

Gjenocidi në sytë e një fëmije: “Rri pranë meje, mos u ndaj as edhe një sekondë”

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 7:36

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës. Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari – zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara – një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna.

Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat. Shumë prej tyre u vranë – në një krim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi si gjenocid në vitin 2007. /REL/