‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur’ alarmon për rrezikun nga vendimet e gjykatave që degradojnë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë! - Gazeta Express
string(144) "gjenocidi-ne-kosove-plage-e-hapur-alarmon-per-rrezikun-nga-vendimet-e-gjykatave-qe-degradojne-natyren-e-krimeve-te-kryera-gjate-luftes-ne-kosove"

Gazeta Express

18/07/2024 23:32

Me i fundit

‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur’ alarmon për rrezikun nga vendimet e gjykatave që degradojnë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë!

Gazeta Express

18/07/2024 23:32

Kryetari i Degës së Kosovës i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bujar Dugolli, ka dorëzuar zyrtarisht në institucionet e drejtësisë  një  parashtresë, ku sipas kësaj qendre, Departamenti për krime lufte dhe  Gjykata Themelore në Prishtinë ka shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!

Kjo shkresë i referohet rastit të Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë.

Lexo Edhe:

Ata kanë kërkuar që të rikthejnë rastin e Muharrem Alidemajt për rigjykim dhe të kërkojnë rikualifikimin e veprës penale nga krime lufte në krim të gjenocidit në fshatin Izbicë.

“Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës e bën edhe më të rëndë këtë papërgjegjësi, sepse krijon precedentin që mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët: krime lufte”, thuhet në parashtresën e tyre.

Tutje, thonë se nuk janë në dijeni për motivet që mund ta kenë shtyrë prokurorin e Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilir Morina, të përpilojë një aktakuzë të tillë, nëpërmjet së cilës aktet gjenocidale që kanë kryer forcat e armatosura serbe në Izbicë t’i degradojë në shkallën më të ulët të krimeve: në krime lufte.

Sipas tyre, një veprim i tillë paraqet një papërgjegjësi profesionale të shkallës së rëndë, me pasoja të mëdha për ndriçimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë.

“Mbesim me shpresë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë do të alarmohen për rrezikun që ngërthen në vetvete qasja joprofesionale e trajtimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, sepse vendimet që mund të sjellin gjykatat themelore do të shfrytëzohen nga mohuesit e gjenocidit për të mbështetur pretendimet e tyre, se gjoja Serbia nuk ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, por krime lufte”, thuhet në parashtresën e tyre.

PARASHTRESA QË IU DËRGUA INSTITUCIONEVE GJYQËSORE TË KOSOVËS