Gjenerata e re e xhudos kosovare po e vazhdon rrugëtim e saj drejt suksesit.
Përgatitjet për sfidat dhe garat e radhës nuk ndalen asnjëherë.
Xhudistët nga Kosova kanë udhëtuar drejt Tokios, Japoni, për t’u stërvitur dhe për të marrë përvojë nga disa prej xhudistëve dhe xhudisteve më të mirë në botë, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.
Nga Kosova po marrin pjesë talentët e rinj si Enise Zijade, Jon Kuka, Roni Reshitaj dhe Fiona Kuka, të gjithë nën udhëheqjen e trajneres, kampiones olimpike Majlinda Kelmendi.
Me pasion, disiplinë dhe synime të qarta, këta të rinj po e hapin rrugën drejt sukseseve të reja në xhudon kosovare. /Gazeta Express