string(93) "gjenerali-italian-pergezon-punen-e-prokurorise-speciale-ne-luften-kunder-krimit-te-organizuar"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 7:25

Gjenerali italian përgëzon punën e Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit të organizuar

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 7:25

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është takuar dje me një delegacion të Njësisë së Specializuar të Karabinierëve nga Italia- ROS, të kryesuar nga komandanti i kësaj njësie, gjenerali Vincezo Molinese.

Isufaj dhe Molinese diskutuan për sidat dhe ngritjen e bashkëpunimit në hetimin e krimit të organizuar, atij kibernetik dhe terrorizmit.

Kryeprokurori Isufaj shprehu gatishmërinë në forcimin e bashkëpunimit me ROS-in, në drejtim të forcimit të kapaciteteve për hetime, në veçanti sa i përket fushës kibernetike, duke theksuar se Prokuroria Speciale ka nevojë për ekspertizë dhe trajnime në fushën e ekspertizës, andaj mirëpresin forcimin e bashkëpunimit me shtetin Italian.

Nga ana tjetër gjenerali Molinese, e përgëzoi Prokurorinë Speciale për punën dhe angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar, duke pohuar se është interes i përbashkët i të dyja shteteve që ta forcojnë bashkëpunimin me kolegët nga Kosova.

Takimi është zhvilluar në kuadër të projektit “Home Affaris Programme of the EU”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.