Gjenerali i lartë amerikan: Kosova dhe Shqipëria mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren - Gazeta Express
string(98) "gjenerali-i-larte-amerikan-kosova-dhe-shqiperia-mes-5-vendeve-te-para-me-trupa-ushtarake-ne-terren"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 19:47

Gjenerali i lartë amerikan: Kosova dhe Shqipëria mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 19:47

Në Uashington po mbahet takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ku prezente janë edhe Shqipëria me Kosovën.

Në fjalën e tij, gjenerali i lartë amerikan, Jasper Jeffers III, foli për planin ushtarak që do të përdoret në terrenin e Gazës.

Ai tha se mes pesë vendeve të para që do të angazhonin trupa ushtarakë në terren ishin edhe Shqipëria me Kosovën.

“Jam i nderuar që të deklaroj sot se 5 vendet e para që do të angazhojnë trupa ushtarakë janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania do të kenë forcat policore”, u shpreh Jeffers./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement