Komandanti i KFOR'it shkon takohet me ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, përmendet siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(123) "gjenerali-i-kforitshkon-takohet-me-ministrin-e-mbrojtjes-se-maqedonise-se-veriut-permendet-siguria-dhe-dialogu-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 19:46

Komandanti i KFOR’it shkon takohet me ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, përmendet siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 19:46

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, të martën ka vizituar Ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Vlado Misajlovski, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sashko Lafchiski, në Ministrinë e Mbrojtjes në Shkup.

Siç thuhet në njoftimin e KFOR’it takimi u përqendrua në mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

“Në këtë kontekst, Gjeneral Major Barduani riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftim.

“Ai gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu vlerësimin e tij për kontributin e tyre të vlefshëm në KFOR dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit të ngushtë midis KFOR-it dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express