Gjenerali i FSK-së qan në studio të televizionit - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

12/12/2019 10:25

Gjenerali i FSK-së qan në studio të televizionit

Ballina

Gazeta Express

12/12/2019 10:25

Tërmeti i 26 nëntorit ku mori jetën 51 personave në Shqipëri ka bërë që jo veç shqiptarët kudo që janë të tregojnë sa unik janë në raste të tilla dhe solidar, por shumë prej tyre kanë shpërthyer në lot për dhimbjen e madhe që shkaktoi kjo fatkeqësi.

Ndërsa ka folur për këtë tragjedi që ndodhi në shtetin shqiptar, në lot ka shpërthyer edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama.“Ne jemi vëllezër dhe nuk e harrojmë të kaluarën”, deklaroi Rama në ABC news, derisa fliste për ndihmën që kanë ofruar pjesëtarët e FSK-së në zbulimin dhe nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ai më tej tha se Kosova do të jetë e gatshme çdo herë ta ndihmojë Shqipërinë. “Kemi dëgjuar histori të dhimbshme, ata e dinin se ku shkonin dhe kujt po i ndihmonin. Do jemi të gatshëm kurdo por shpresojmë dhe lutemi që të mos ndodhë asnjëherë. Jemi vëllezër, jemi shumë afër dhe nuk e harrojmë të kaluarën. Në anglisht i thonë ‘pay back’, ju na keni dhënë ndihmën në kohën më të vështirë të popullit tonë, kemi obligim moral dhe kombëtar, sepse në kohëra të vështira ne kemi patur familjet këtu”, tha Rama.