Gjendjet i vdekur një 46-vjeçar në Obiliq, policia po e heton rastin - Gazeta Express
string(67) "gjendjet-i-vdekur-nje-46-vjecar-ne-obiliq-policia-po-e-heton-rastin"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 13:25

Gjendjet i vdekur një 46-vjeçar në Obiliq, policia po e heton rastin

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 13:25

Një 46vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ku është gjet pa shenja jete viktima mashkull, 46 vjeç. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.