Gjendje e rënduar në Intensivë, nuk po ka më vende, numri i të infektuarve po rritet - Gazeta Express
string(82) "gjendje-e-renduar-ne-intensive-nuk-po-ka-me-vende-numri-i-te-infektuarve-po-rritet"

Gazeta Express

01/07/2020 7:06

Gjendje e rënduar në Intensivë, nuk po ka më vende, numri i të infektuarve po rritet

Gazeta Express

01/07/2020 7:06

Prej dje në Kosovë janë regjistruar edhe 79 raste të reja me koronavirus nga 210 mostra të dyshimta të testuara gjithsej.

Kështu, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 2878

Lexo Edhe:

Nga numri total i rasteve pozitive, 1577 pacientë janë shëruar duke llogaritur edhe 71 persona të shëruar sot, ndërsa 51 raste kanë përfunduar me vdekje sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Kështu, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë mbetet ende shumë i lartë. Saktësisht 1250 raste vazhdojnë të jenë aktive.

E rritja e rasteve pozitive me koronavirus ka vështirësuar edhe punën e mjekëve në Klinikën Infektive.

Deri sot në mesditë, në Klinikën Infektive kanë qenë të shtrirë 111 pacientë me koronavirus.

66 prej këtyre pacientëve janë në reparte me oksigjenoterapi dhe në përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.

Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.