Gjendje e rëndë në Gjermani, rekord i madh rastesh me Covid-19 për një ditë - Gazeta Express
string(74) "gjendje-e-rende-ne-gjermani-rekord-i-madh-rastesh-me-covid-19-per-nje-dite"

Gjendje e rëndë në Gjermani, rekord i madh rastesh me Covid-19 për një ditë

Gazeta Express

24/10/2020 8:16

Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë me 14.714 raste të reja në 24 orët e kaluara.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 49 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 10.003, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 14.714 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 418.005.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.