Sipas njoftimit të fundit nga AMSM (Automoto-Shoqata e Maqedonisë), komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit jashtë qendrave urbane është rritur.
📍 Në pikat kufitare, përfshirë:
Tabanoc – Preshevë (kufiri me Serbinë),
Qafë Thanë (kufiri me Shqipërinë),
si dhe Bllacë (kufiri me Kosovën),
nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga Maqedonia e Veriut.
🚗 AMSM u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet rrugore që kalojnë përmes lugjeve, luginave dhe grykave, ku ka rrezik për shembje gurësh.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...