Sitauta është tensionuar disa orë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, për dokumentet që prezantohen në pikëkalime kufitare.
Dy pika të kalimit, ajo në Jarinjë dhe ajo në Bërnjak, janë mbyllur pasi ka nisur barrikadimi i rrugëve që cojnë në këto pika, ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Ekipi i T7 po qëndron në Mitrovicë dhe nga atje raporton se është bllokuar tërësisht kalimi përmes Urës së Ibrit, e cila është rrethuar nga forca policore.
Ndërsa, në qytet dëgjohen sirena, të cilët kanë nisur para disa orësh.