Situata epidemiologjike me COVID19 në Kosovë tash veç ka dal nga kontrolli me paraqitjen e numrit të madh të rasteve të infektuara , në 4-5 ditët e fundit kemi çdo ditë mbi 200 raste të reja me COVID-19 nga rreth 400 teste të bëra, që i bien mbi 50% të të testuarëve.
Është pritur që pas largimit të masave të mbylljes, do të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID19, por do të duhej vazhdimisht lirimi i masave të përcillej me numrin e rasteve të reja dhe rasteve që kërkojnë trajtim spitalor me qëllim që ky numër mos ta rrezikoj funksionimin e institucioneve shëndetësore, duke i ngarkuar ato mbi kapacitetin e tyre.
Faktikisht tani jemi në situatë të tillë ku numri i rasteve të cilët kërkojnë hospitalizim është shumë i lartë dhe po rrezikohet puna e Klinikës Infektive dhe klinikave tjera jo vetëm për mungesë të hapësirave por edhe për shkak të numrit të vogël të stafit pasi një pjesë e tyre tash janë infektuar(rreth 420 punëtorë shëndetësore janë të infektuar që është diku mbi 9% e të infektuarve në Kosovë).
Situata e krijuar tani imponon marrjen e masave tjera me qëllim të përballimit të situatës.
IKSHP do të duhej të dal me vlerësim të situatës dhe propozimin e masave që duhet ndërmarrë me qëllim të tejkalimit të situatës në të cilën jemi.
Vlerësimi duhet të ketë parasysh :
Të gjitha këto parametra na tregojnë se situata në Kosovë është shumë e rënduar por mos me thanë alarmante! Për këtë mund të ju referoheni edhe rangimeve ndërkombëtare për e vlerësimin e numrit të rasteve të reja të analizuar nga 12-26 qershori në vendet Europiane ku Kosova rangohet si vendi i tretë në Evrope me numrin më të madh të rasteve pas Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme e cila po flitet se është opsion do të ketë efektet e veta të mira siç janë:
Por në të njëjtën kohë, do kishte efektet negative siç janë:
Për këtë arsye nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme do të duhej që të ketë një plan konkret i cili do të merrte parasysh këto çështje.
Këto do të ishin disa nga masat për futjen në kontroll të pandemisë COVID19 dhe do të duhej të fillonte funksionimi i“bashkëjetesës” me COVID19 deri në zbulimin e vaksinës ose barnave për trajtimin e sëmundjes.