Gjendja emocionale e gazetarëve gjatë raportimit për COVID – 19 - Gazeta Express
string(61) "gjendja-emocionale-e-gazetareve-gjate-raportimit-per-covid-19"

Gjendja emocionale e gazetarëve gjatë raportimit për COVID – 19

Gazeta Express

01/04/2020 17:17

Si rrallëherë, bota u mobilizua për ta luftuar një armik të përbashkët e të panjohur me emrin Covid-19.

Gazetare: Pranvera Osdautaj

Lexo Edhe:

Ky virus pa diskutim ishte një tronditje për të gjitha shoqëritë botërore, aq më tepër nëse bazohemi në numrin e madh të të vdekurve si pasojë e tij.

Me këtë rast u pa një mobilizim i jashtëzakonshëm i të gjitha institucioneve shëndetësore dhe qeverive të shteteve përkatëse.

E, një rol kryesor e luajtën edhe mediat të cilat gjatë 24 orëve ishin në shërbim të qytetarëve, duke raportuar për të gjitha zhvillimet, raporton emisioni #gjesi në T7.

Gazetarët ishin ata që bën orare të dyfishta gjatë këtyre ditëve, duke e rrezikuar edhe shëndetin e tyre, për të qenë pranë publikut me informatat e fundit gjatë këtyre ditëve.

Erjona Pupova, gazetare në “Euro News”, është vetëm njëra nga gazetarët e shumtë që janë në krye të detyrës gjatë përballjes me këtë pandemi.

Po ashtu, Kaltrina Zymberi nga T7, rrëfeu për vështirësitë e gazetarëve në terren gjatë kësaj periudhe.

Sikurse mantelbardhët e policët, edhe gazetarët janë në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi, përmes informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve.

E një situatë e tillë, sigurisht që ndikon në psikikën e gazetarëve.

Nata kur u dyfishua numri i të prekurve me Covid 19, ishte më e rënda deri më tash për Kaltrinën.

Sipas psikologes Buqe Fejza, është vështirë që kjo situatë të mos ndikojë te të gjithë ata që janë në shërbim të popullit gjatë kësaj periudhe, duke shtuar se është shumë me rëndësi që gazetarët të kenë kujdes të shtuar edhe ndaj shëndetit të tyre.

Mediat dhe gazetarët që nga fillimi i përhapjes së pandemisë kanë kontribuar në sensibilizimin e qytetarëve, informimin në kohë reale dhe edukimin e masës në raport me veprimet dhe masat që duhet ndjekur./GazetaExpress/