Tifozët e futbollit kanë mbetur të habitur nga gjendja e fushës para përballjes së FA Cup mes Wolverhampton Wanderers dhe Grimsby Town.
Skuadra e League Two i bëri konak ekipit të drejtuar nga Rob Edwards, teksa Wolves fitoi 1-0, për të kaluar në 1/8 e finales.

Megjithatë, gjendja e stadiumit “Blundell Park” ka shkaktuar zemërim të madh, me kushte që janë quajtur “turp”, pasi balta ka pushtuar pjesë të mëdha të fushës.

Stafi i mirëmbajtjes është përpjekur ta bëjë fushën sa më të luajtshme, por të dy zonat e gjashtëmetërshit ishin pothuajse të mbuluara tërësisht me baltë, duke premtuar aksion të paparashikueshëm, sidomos nga goditjet standarde.

Skajet e fushës janë prekur nga uji, ndërsa stafi u përpoq të largojë llumin nga vijat anësore.
Kupa mbetet një nga shpresat e pakta për Wolves, që duken pothuajse të rënë nga liga me vetëm nëntë pikë, po aq larg nga vendi parafundit që mbahet nga Burnley. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Santiago Bueno në minutën e 60-të./GazetaExpress/