Trafiku këtë mëngjes zhvillohet nëpër disa rrugë të lagështa, por pa ndalesa. Në Kodrën e Diellit ka borë të lehtë, ndërsa në qafën malore Strazhë ka mjegull, ku dukshmëria është zvogëluar nga 50 deri në 70 metra.
Sipas informacioneve nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, do të ketë ndërprerje të herëpashershme të trafikut prej 15 deri në 20 minuta në rrugën Kërçovë – Ohër në aksin Presekë-Pesoçan afër fshatit Vërbjan. Ndërprerjet janë për shkak të aktiviteteve të ndërtimit në rrugë.
Në pikat kufitare nga pala maqedonase këtë mëngjes nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.