string(131) "gjendja-e-oltion-bilallit-po-permiresohet-sc-gjilani-per-express-per-momentin-eshte-ne-kujdes-intensiv-rrezikun-kryesor-e-ka-kaluar"

Futboll

Gazeta Express

07/05/2025 11:09

Gjendja e Oltion Bilallit po përmirësohet, SC Gjilani për “Express”: Për momentin është në kujdes intensiv, rrezikun kryesor e ka kaluar

Futboll

Gazeta Express

07/05/2025 11:09

Futbolli kosovar u trondit dje me rastin e lëndimit të rëndë të futbollistit të SC Gjilanit, Oltion Bilalli.

Një përplasje në ajër me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli bëri që futbollisti i gjilanasve të përfundonte në tokë pa ndjenja, ndërsa u largua me urgjencë nga stadiumi për t’u dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm, shkruan “Gazeta Express”.

Qendra emergjente në QKUK mbrëmë konfirmoi se gjendja e Bilallit është stabile, por e rëndë, pasi ishte në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi.

E sot, gjenda e tij po shkon duke u përmirësuar. Këtë e konfirmon SC Gjilani për “Gazeta Express”.

“Për momentin është në kujdes intensiv, rrezikun kryesor e ka kaluar. Presim që të këndellet për 3-4 ditë”, thonë nga klubi i Superligës për gazetën.

Bashkëlojtarët dhe drejtuesit e FFK-së e vizituan dje në spital lojtarin e lënduar rëndë, Oltion Bilalli, i cili pësoi gjakderdhje të brendshme në kokë.

Klubet dhe futbollistët përmes postimeve në rrjetet sociale i uruan shërim sa më të shpejtë Oltionit.

Të gjithë iu frikësuan më të keqes, por fatmirësisht futbollisti gjilanas po e merr veten dalëngadalë me ndihmën e mjekëve në QKUK.

Për fat të mirë, gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit dhe shpresojmë që Oltionin ta shohim prapë në fushën e blertë, në një të ardhme të afërt… /Gazeta Express