Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri - Gazeta Express
string(74) "gjendet-trupi-i-pajete-i-te-riut-qe-e-zuri-dheu-gjate-punimeve-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 12:21

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 12:21

Pas më shumë se një jave kërkime në Klos, është gjetur trupi i të riut i cili mbeti i bllokuar nën masivin e dheut.

Në Qafën e Burrelit vijuan kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të Kromit.

Në operacionin kompleks u përfshin Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore./abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement