Gjendet Tanya, ishte zhdukur qe tri ditë - Gazeta Express
string(39) "gjendet-tanya-ishte-zhdukur-qe-tri-dite"

Gjendet Tanya, ishte zhdukur qe tri ditë

Rozë

Gazeta Express

15/09/2021 14:18

Tanya Fear është gjetur nga policia, ka konfirmuar së fundmi familja e saj. Autoritetet në Los Angeles kanë thënë se aktorja ishte gjetur shëndoshë e mirë. Aktorja e “Doctor Who”, e cila u raportua e zhdukur tre ditë më parë kishte humbur gjurmët me familjarët në mënyrë misterioze.

Ajo ishte parë për herë të fundit duke lënë apartamentin e saj në Hollywood Bowl, në Los Angeles më 9 shtator. Në një llogari në Twitter e drejtuar nga miqtë e aktores, thuhej: 

Lexo Edhe:

“Është kënaqësi dhe lehtësim të themi se Tayna është gjetur e sigurt nga policia sot.

Ajo nuk është dëmtuar fizikisht, por si masë paraprake po vlerësohet në një spital lokal. Dëshirojmë të falënderojmë policinë, publikun për përpjekjet e tyre për të gjetur Tanya-n, si dhe mbështetjen e madhe gjatë ditëve të fundit. Familja e Tanya është e lehtësuar dhe jashtëzakonisht mirënjohëse.”

Në lidhje me humbjen e saj misterioze, nuk janë bërë publike informacione të tjera.