Gjendet personi që u raportua i zhdukur – Është në gjendje të mirë shëndetësore - Gazeta Express
string(77) "gjendet-personi-qe-u-raportua-i-zhdukur-eshte-ne-gjendje-te-mire-shendetesore"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2025 15:20

Gjendet personi që u raportua i zhdukur – Është në gjendje të mirë shëndetësore

Lajme

Gazeta Express

26/02/2025 15:20

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se personi Masar Vula, i cili ishte raportuar i zhdukur në zonën e Gjakovës, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Gazeta Express.

SHKKSH ka falënderuar organet dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në gjeten e sigurt të Masar Vulës.

Njoftimi:

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se Masar Vula, i cili ishte raportuar i zhdukur në zonën e Gjakovës, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Masar Vula u gjet falë përpjekjeve të suksesshme të organeve kompetente dhe autoriteteve lokale. SHKKSH ka qenë në gatishmëri dhe e angazhuar në operacionin e kërkimit, duke ofruar mbështetje dhe koordinim me ekipet e tjera të përfshira.

Falënderojmë të gjitha organet dhe individët që kontribuan në gjetjen e sigurt të Masarit dhe për përkushtimin e treguar gjatë gjithë operacionit. /Express