Gjendet pa shenja jetë një punëtor në Prizren - Gazeta Express
string(45) "gjendet-pa-shenja-jete-nje-punetor-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 17:56

Gjendet pa shenja jetë një punëtor në Prizren

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 17:56

Një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e “Parkut Inovativ”, në ish-kazermën ushtarake në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se viktima është një 55-vjeçar me inicialet B.B, punëtor në park.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes”, tha ai.

Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe thotë se është duke i ndërmarrë “të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.