Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në lagjen Muhaxherëve në Prishtinë, ku dyshohet se një person i moshuar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese. Trupi i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe forenzika.
Ekonomia Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por deri në këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigje.