string(81) "gjendet-pa-shenja-jete-nje-grua-ne-shtepine-e-saj-ne-leposaviq-po-jetonte-e-vetme"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 9:00

Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Leposaviq, po jetonte e vetme

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 9:00

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj dje në fshatin Dobravë në Leposaviq, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia tha se ajo ishte duke jetuar e vetme, ndërsa tha se po e heton vdekjen e saj.

“Fsh. Dobrava, Leposaviq 30.05.2025 – 13:48.  Viktima femër kosovare (e cila ishte duke jetuar e vetme) është gjetur e shtrirë-pa shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.