Gjendet pa shenja jete një burrë në Podujevë, policia po e heton rastin - Gazeta Express
string(70) "gjendet-pa-shenja-jete-nje-burre-ne-podujeve-policia-po-e-heton-rastin"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 12:37

Gjendet pa shenja jete një burrë në Podujevë, policia po e heton rastin

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 12:37

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën  se një person pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”