Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar.
Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës tha për Gazetën Express se “njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”.
Lidhur me rastin, Zahiti shtoi se “me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar, tha ai.