Gjendet një trup i pajetë në Istog të Poshtëm, dyshohet se është i një personi të zhdukur që nga shtatori 2025 - Gazeta Express
string(109) "gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-istog-te-poshtem-dyshohet-se-eshte-i-nje-personi-te-zhdukur-qe-nga-shtatori-2025"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 17:52

Gjendet një trup i pajetë në Istog të Poshtëm, dyshohet se është i një personi të zhdukur që nga shtatori 2025

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 17:52

Ndonëse Policia e Kosovës nuk e konfirmon, televizioni lokal “RTV Fontana” raporton sot se është gjetur i vdekur B.M i cili ishte raportuar si person i zhdukur që nga vera i vitit 2025.

B.M ishte zhdukur gjatë verës së vitit të kaluar, pasi kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në një aheng tek motra e tij. Sipas familjarëve, ai kishte marrë rrugën përmes malit dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion për të.

Policia e Kosovës e kishte shpallur një thirrje në shtatorin e vitit 2025 ku kërkonte nga qytetarët ndihmë për gjetjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Express se sot në Istog të Poshtëm është gjetur një trup i pajetë, që familjarët po dyshojnë se është trupi i B.M. Megjithatë Gashi ka sqaruar se ende s’ka konfirmim për një dyshim të tillë.

“Në ora 14:55, një person ka njoftuar policinë, në fshatin Istog i Poshtëm, te Mali i Popit, e ka gjetur një trup të pa jetë, personi që e ka gjetur po dyshon që është vëllai i tij, por ende s’ka konfirmim”, ka thënë Gashi./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement