Gjendet një granatë në një podrum të në ndërtese në veri, ekipet e deminimit e largojnë në mënyrë të kontrolluar - Gazeta Express
string(111) "gjendet-nje-granate-ne-nje-podrum-te-ne-ndertese-ne-veri-ekipet-e-deminimit-e-largojne-ne-menyre-te-kontrolluar"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 13:40

Gjendet një granatë në një podrum të në ndërtese në veri, ekipet e deminimit e largojnë në mënyrë të kontrolluar

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 13:40

Një mjet i cili dyshohet të jetë granatë, është gjetur sot rreth orës 11:15 në rrugën “Milan Shuflai” në Mitrovicë të Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliu.

“Dyshohet për një mjet të dyshimtë (granatë)”, ka deklaruar Baliu.

Ndërkohë Mitropol ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediumit, Njësia Speciale ka gjetur granatën e dorës në një podrum banese në veri të Mitrovicës përballë ‘Krashit’. Menjëherë kanë ndërhyrë ekipet e demininit. Granata është larguar në mënyrë të kontrolluar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement