Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, deklarohet Policia: Kemi nisur hetimet - Gazeta Express
string(78) "gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-prishtine-deklarohet-policia-kemi-nisur-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 13:40

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, deklarohet Policia: Kemi nisur hetimet

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 13:40

Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prishtinë.

Këtë për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor, dhe se, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen e viktimës.

‘’Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement