Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në raportin 24 orësh, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit, një mashkull është gjetur i vdekur në komunën e Lipjanit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe mjekësore, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
“Lipjan 22.10.2020 – NN. Raportohet se viktima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...