Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Klos, dyshohet se mund ta ketë goditur vajza e tij - Gazeta Express
string(97) "gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-banesen-e-tij-ne-klos-dyshohet-se-mund-ta-kete-goditur-vajza-e-tij"

Shqiperi

Gazeta Express

26/07/2021 8:41

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Klos, dyshohet se mund ta ketë goditur vajza e tij

Shqiperi

Gazeta Express

26/07/2021 8:41

Një person nga Gurra e Vogël e Burrelit është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Dyshohet që viktima Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij, pas një sherri në familje.

Dyshohet se viktima është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur.

Sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka thyer derën e banesës dhe është futur brenda, ku kanë parë bashkëshorten dhe vajzën e viktimës, të cilat kanë thënë se Ylberi po flinte gjume.

Policia ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës për të hedhur me shume dritë mbi ngjarjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement