Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES- Pejë 16.06.2025, 18:29. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”