Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë - Gazeta Express
string(70) "gjendet-i-vdekur-nje-57-vjecar-ne-bulevardin-bill-klinton-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 19:17

Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 19:17

Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton”  në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.

Për Gazetën Express, zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci, ka shtuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen  me qëllim  zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement