Gjendet i vdekur në veturë një person në Istog, njësitet policore dalin në vendin e ngjarjes - Gazeta Express
string(91) "gjendet-i-vdekur-ne-veture-nje-person-ne-istog-njesitet-policore-dalin-ne-vendin-e-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 17:48

Gjendet i vdekur në veturë një person në Istog, njësitet policore dalin në vendin e ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 17:48

Policia e ka gjetur rreth orës 16:00 të vdekur në veturë një person në fshatin Çerkolez të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Gazetës Express se Policia fillimisht u njoftua për një veturë “në të cilën është një person që dyshohet se është pa shenja jete”.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa zëdhënësi thotë se një mjek konstatoi vdekjen e personit.

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha ai, ndërsa tregoi se në vendin e ngjarjes janë “njësitë kompetente”.