Gjendet i vdekur në banesën e tij një 32-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje: Afër tij ishte një armë - Gazeta Express
string(101) "gjendet-i-vdekur-ne-banesen-e-tij-nje-32-vjecar-ne-prizren-policia-jep-detaje-afer-tij-ishte-nje-arme"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2025 16:22

Gjendet i vdekur në banesën e tij një 32-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje: Afër tij ishte një armë

Lajme

Gazeta Express

29/11/2025 16:22

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në qytetin e Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete’’, ka thënë ai.

Bytyqi, ka njoftuar edhe se pranë viktimës, XH.B, 32-vjeçar, është gjetur edhe një armë.

‘‘Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë’’, ka shtuar më tutje Bytyqi.

Në fund, zëdhënësi i PK’së, ka konfirmuar edhe se, rasti është iniciuar si ‘hetim i vdekjes’’.

‘’Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe hetuesit përgjegjës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave e dëshmive.

Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”’’, ka thënë Bytyqi. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement