Gjendet i vdekur i moshuari nga Ferizaj, me 12 qershor ishte raportuar i zhdukur nga familjarët - Gazeta Express
string(94) "gjendet-i-vdekur-i-moshuari-nga-ferizaj-me-12-qershor-ishte-raportuar-i-zhdukur-nga-familjaret"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 15:55

Gjendet i vdekur i moshuari nga Ferizaj, me 12 qershor ishte raportuar i zhdukur nga familjarët

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 15:55

Avni Agushi, një qytetar nga Ferizaj, është gjetur i vdekur në rrugën “Hamzë Jashari”. Informacioni rreth gjetjes së trupit i kishte shkuar policisë sot në mesditë dhe menjëherë pas informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit”, ka njoftuar zëdhënsi i Policisë, Kanun Veseli.

Agushi ishte raportuar i zhdukur me datën 12 qershor nga familjarët e tij.

Veseli tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.