Gjendet i vdekur e i mbuluar me gjak një person në shtëpinë e tij në Pejë - Gazeta Express
string(73) "gjendet-i-vdekur-e-i-mbuluar-me-gjak-nje-person-ne-shtepine-e-tij-ne-peje"

Gjendet i vdekur e i mbuluar me gjak një person në shtëpinë e tij në Pejë

Gazeta Express

24/11/2020 10:37

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, raporton Gazeta Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

“Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bën të ditur njoftimi i policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thekson njoftimi. /GazetaExpress/