Gjendet i vdekur 70-vjeçari në Durrës, dyshohet se është mbytur në det - Gazeta Express
string(69) "gjendet-i-vdekur-70-vjecari-ne-durres-dyshohet-se-eshte-mbytur-ne-det"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 14:40

Gjendet i vdekur 70-vjeçari në Durrës, dyshohet se është mbytur në det

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 14:40

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së shtunës në lagjen nr. 13, në Durrës, në afërsi të bregut të detit.

Sipas informacionit paraprak nga policia, viktima, rreth 70 vjeç ende i paidentifikuar, dyshohet se është mbytur në det.

Nga këqyrja fillestare e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet mbeten në vijim./Euronews.al/