Gjendet i pajetë turisti portugez që u zhduk një ditë më parë në Sarandë, dyshohet se vdiq si pasojë e mbytjes në det - Gazeta Express
string(116) "gjendet-i-pajete-turisti-portugez-qe-u-zhduk-nje-dite-me-pare-ne-sarande-dyshohet-se-vdiq-si-pasoje-e-mbytjes-ne-det"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 16:27

Gjendet i pajetë turisti portugez që u zhduk një ditë më parë në Sarandë, dyshohet se vdiq si pasojë e mbytjes në det

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 16:27

Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë në Sarandë.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga deti, në një zonë pranë vendit ku i ndjeri ishte parë për herë të fundit.

Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në det.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.